SHËRBIMET ME ROJE

Oficerët e sigurimit të Delta Security janë zgjedhja më e përshtatshme për sigurimin e pronës tuaj

Delta Security ofron një pako të plotë të  shërbimeve me roje profesionale: Roje statike ose lëvizëse, Roje-Patrulle mobile, Intervenim në rast alarmi, Njësitet intervenuese, Roje Recepcioni etj…

image

Derisa teknologjia moderne e sistemeve të sigurisë ka një shtrirje mjaft të gjërë në ofrimin e shërbimeve të sigurisë, faktori njeri është po aq i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm. Asnjë teknologji nuk mund të monitorojë ambientin më mirë se një punëtor i sigurimit-roje i përgatitur profesionalisht. Një roje profesionale e sigurisë ndikon në parandalimin e vjedhjës apo dëmtimit e pronës suaj. 

A keni nevojë për një kompani të sigurimit për biznesin tuaj?

  1. Për të kontrolluar hyrje/daljet e ambientit ku ju punoni.
  2. Për të orientuar palët dhe vizitorët në hapsirat e biznesit tuaj.
  3. Për të monitoruar sistemet e kamerave të sigurisë në kohë reale.
  4. Për të monitoruar sistemet e alarmit 
  5. Për të parandaluar vjedhjen dhe dëmtimin e pronës suaj.

Punëtorët e sigurimit të Delta Security janë të çertifikuar dhe licensuar për të ofruar shërbimet profesionale të sigurisë, me qëllim të përmbushjës së kërkesave tuaja në ruajtjen e pronës tuaj dhe krijmin e një ambienti të sigurtë për ju dhe biznesin tuaj.

Ne ofrojmë shërbime me roje të sigurisë në tërë territorin e Kosovës me një strukturë të organizuar menaxhuese, të mbikqyrur nga menaxherë me përvojë të gjatë në fushën e sigurisë.

Personeli i DELTA Security janë ekspert të trajnuar dhe kompetent për pozitën përgjegjëse në fushën e sigurisë, duke filluar nga niveli më i lartë i menaxhmentit e deri tek punëtorët e sigurimit themelorë – rojet.

Punëtorët e sigurimit Themelorë (Rojet) në pikë janë subjekt i inspektimit të kohëpaskohshëm – jo rutinor nga Menaxheri / Mbikëqyrësi dhe nga Njësia e kontrollit të performancës.

Sistemi elektronik i menaxhimit të punëtorve të sigurimit – rojeve 

DELTA Security posedon dy Sisteme Elektronike të Menaxhimit të Punëtorëve të Sigurimit Themelorë, sistemin Analog WINKONTROL 2007 dhe sistemin e sofistikuar QR-PATROL i cili mundëson monitorimin elektronik të patrullimit të punëtorëve të sigurisë në kohë reale dhe sipas planit të kordinuar nga Menaxheri.

Pajisjet e Punëtorit të Sigurimit Themelorë (Rojës)

Pajisjet e Punëtorëve të Sigurisë janë selektuar në bazë të nevojës për ushtrimin e detyrës në mënyrë efikase, përdorimi i tyre është lejuar në bazë të Ligjit për Shërbime Private të Sigurisë, dhe janë pajisje të çertifikuara nga prodhues të njohur botërorë për përdorim si pajisje mbrojtëse të sigurisë.

———-

Për të mbrojtur pronen tuaj me Delta Security, kontaktoni në numrin e telefonit 0800 52 800 ose përdorni formularin tonë online për të gjetur se si mund t’ju ndihmojmë.

image
Shërbimet me roje

Përdorni formularin tonë online për të parë se si shërbimet tona mund t’ju ndihmojnë.

Me përvojë dhe të përkushtuar, në dispozicion 24/7 për sigurinë tuaj!

Kur JU zgjedhni DELTA SECURITY, për shërbime të sigurisë, do të bindeni se i keni besuar ekipit profesionistë të kualifikuar, të cilët kanë PËRVOJËN dhe PËRKUSHTIMIN për të ju ofruar SIGURI MAKSIMALE.

Merrni ofertë për të gjitha shërbimet e sigurisë për shtëpi apo biznes në vetëm pak minuta.

ÇERTIFIKIMET TONA