SISTEMET E ALARMIT KUNDËR THYERJES

Delta Security ofron një gamë të plotë të sistemeve të alarmit që ju ndihmojnë në sigurimin e shtëpisë apo biznesit tuaj.

Bëni shtëpinë dhe biznesin tuaj një vend më të sigurt dhe shijoni një ndjenjë të paqes së vërtetë. Sistemet tona të alarmit kundër thyerjes ju mbrojnë totalisht nga çdo e keqe që mund t’ju ndodhë.

image

Sistemet e sigurisë për shtëpi apo banesë

Shtëpia juaj është streha juaj. Sigurohuni që të mbrohet çdo herë me një nga sistemet tona të sofistikuara të sigurisë, të mbështetur nga ekspertiza mbi 20 vjeçare e Delta Security në industrinë e sigurisë.

Shërbime të sigurisë në shtëpinë apo banesën tuaj që ju ofrojnë siguri maksimale

Mbikëqyrje 24/7, intervenim i shpejtë në rast alarmi me njësitet tona patrulluese, mirëmbajtje dhe servisim i rregullt i sistemeve të sigurisë nga ekipet tona të specializuara ju ofrojnë mbrojtjen që ju nevojitet për një ambient të qetë dhe të sigurtë në shtëpinë apo banesën tuaj.

Nëse zgjidhja juaj e tanishme nuk ofron monitorim, ose nëse nuk jeni të kënaqur me shërbimet që merrni nga kompania aktuale, na kontaktoni. Delta Security mund t’ju ndihmojë të bëni një tranzicion të lehtë në shërbimet tona, ndonjëherë edhe pa pasur nevojë të ndryshoni pajisjet tuaja të sigurisë. 

Siguria e biznesit

Ju dhe punonjësit tuaj investoni kohë dhe energji për të mbajtur biznesin tuaj të avansuar, dhe meritoni mbrojtjen më të plotë dhe inovative në treg. Mbroni kompaninë tuaj me një sistem të zgjuar sigurie dhe alarmi nga Delta Security, një nga kompanitë më të mëdha të shërbimeve private të sigurisë në vend.

Disa nga funksionet që ofrojnë sistemet tona të alarmit

  • Siguri dhe mbrotje e plotë
  • Kontroll fizik me vetëm dy butona
  • Kontroll i plotë përmes aplikacionit iOS dhe Android
  • Home automation
  • Kontroll i ngrohjës dhe ftohjës
  • Kontroll automatik i ndriqimit (dritave)
  • Kontroll i plotë i roletave
  • Siguron apartamentin tuaj kundër zjarrit, ujit ose gazit.
  • Instalim dhe mirëmbajtje e thjeshtë

Për një shërbim profesional dhe siguri të plotë për shtëpinë apo biznesin tuaj, kontakto Delta Security në numrin pa pagesë 0800 52 800 apo përdorni formularin tonë online për të marrë shërbimet dhe sistemet më profesionale në fushën e sigurisë.

image
KËRKESË PËR OFERTË

Zbuloni se si produktet dhe shërbimet tona të sigurisë mund të mbështesin dhe përmirësojnë operacionet e biznesit apo shtëpisë tuaj.

SISTEMET E ALARMIT KUNDËR THYERJES

Jablotron 100+ Sistem i Alarmit me Wireless

Sistemi i alarmit pa tel Jablotron 100+ përshtatet me kërkesat e sigurisë së çdo shtëpie apo biznesi. Aktivizimi i pavarur i zonave individuale siguron që të monitorohen vetëm pjesët e zgjedhura që duhet të ndizen në atë kohë.

AMC Elettronica K Series Wireless Alarm System

Siguroni shtëpinë apo biznesin tuaj me gamën tonë të plotë të njësive të kontrollit të alarmit, detektorë dhe sirena. Kontrolloni nga telefoni juaj, monitoroni alarmin tuaj nga pajisja juaj e zgjuar duke përdorur aplikacionin AMC Manager dhe më shumë.