SISTEMET GPS

Delta Security ofron paisje dhe sisteme gjurmimi për makinat dhe mjetet e tjera lëvizëse. 

Ne ofrojmë paisje GPS dhe sisteme GPS të cilat janë ideale për përdorim personal ose për biznesin tuaj. Paisjet tona GPS komunikojnë me sistemin dhe paraqesin në hartë lëvizjet e objektit.

image

Sisteme GPS për gjurmimin e automjeteve dhe mjeteve të tjera lëvizëse

Delta Security ofron shërbimin e monitorimit me sistemin GPS për gjurmimin e automjeteve apo mjeteve tjera lëvizëse.

Sistemi GPS mundëson gjurmimin dhe monitorimin në kohë reale duke identifikuar lokacionin e saktë në hartë. 

Me anë të pajisjeve GPS mundësohet poashtu edhe përdorimi nga fëmijet apo të moshuarit për sigurinë e tyre. Me një shtypje të butonit ju do të pranoni sinjalin e emergjencës (SOS), duke ju mundësuar njëkohësisht të identifikoni vendndodhjën e personit i cili kërkon ndihmën tuaj.

Funksionet e sistemeve tona GPS:

  • Lokalizimi: Të përcaktosh ku është automjeti në një moment të caktuar, zona gjeografike dhe vendodhja.
  • Të vëzhgoni automjetin në kohë reale, si dhe shpejtësinë e tij të lëvizjes
  • Llogaritja e distancës në KM për intervale kohore të caktuara
  • Të lajmërohesh me SMS nga operatori për ndezje të mundshme të sinjalit të alarmit
  • Mundësi që të shikosh historikun e lëvizjes së makinës në çdo kohë
  • Mundësi përdorimi i butonit SOS në rast emergjence i cili mund të shkojë në 3 numra telefoni përveq web aplikacionit.
  • Serveri dhe Aplikacioni është i vendosur në ambientet e kompanisë Delta Security dhe është mjaft i sigurt.
  • Mirëmbajtja e përhershme e paisjës në makina

Nëse dëshironi të pranoni shërbimet tona të sistemeve GPS, na konktoni pa pagesë në numrin 0800 52 800 apo përdorni formularin tonë online për të marrë paisjet dhe sistemet më profesionale në fushën e sigurisë.

image
KËRKESË PËR OFERTË

Zbuloni se si produktet dhe shërbimet tona të sigurisë mund të mbështesin dhe përmirësojnë operacionet e biznesit apo shtëpisë tuaj.

PRODUKTET E SISTEMEVE GPS

GPS Produktet

Delta Security ofron një gamë të gjerë të produkteve për sistemet e gjurmimit GPS që mund të ju përshtaten kërkesave dhe nevojave të ndryshme të klientëve tanë.

GPS Software

Delta Security në bashkëpunim me partnerin kryesor për teknologji ofron softuerin më të mirë në treg për sistemet GPS i përshtatshëm për çdo pajisje dhe së bashku me aplikacion në web, iOS dhe Android.