24 ORË NË 7 DITË TË JAVËS.

Monitorimi i Sistemeve të Sigurisë dhe Reagimi me njësitet Intervenuese

DELTA Security është e pajisur me teknologjinë më moderne për monitorimin e sistemeve të sigurisë në tërë territorin e Kosovës dhe me Ekipe të specializuara për intervenim.

image
image

Monitorim i sistemeve të alarmit të thyerjes

Delta Security është kompania me e avancuar në rajon në fushën e sigurisë, e cila përdorë sistemet të alarmit të teknologjisë së fundit, prodhime me standarte të EU-së. 

Shërbimi i monitorimit të sistemit të alarmit të thyerjes përmes Dhomës së Monitorimit të Delta Security përcillet poashtu me Njësitet e Specializuara për intervenim – Njësitet e Patrullës.

Pranimi i sinjaleve të sistemeve të alarmit në Qendrën e Monitorimit bëhet përmes 4 formave të komunikimit digjital:

✔️ Radio Valëve
✔️ Sistemit TCP / IP
✔️ Linjës Telefonike
✔️ Sistemit UDP

image

Monitorim i alarmit të panikut

Sistemi i alarmit të panikut në shtëpinë apo biznesin tuaj ofron 24 orë siguri dhe mbështetje. Me anë të shërbimit të monitorimit të alarmit të panikut, ju do të ndiheni të sigurtë dhe do të keni mbështetje nga Delta Security 24/7 në shtëpinë apo biznesin tuaj.

Delta Security ofron shërbimin e monitorimit të Panik Alarmit për shtëpi dhe biznese si dhe intervenim me njësite të specializuara në rast të aktivizimit të sistemit të panik alarmit në shtëpinë apo biznesin tuaj.

image

Monitorim i sistemeve të alarmit për detektimin e tymit/zjarrit

Detektimi i hershëm i zjarrit mund të bëj diferencën mes humbjës së gjithçkaje apo ta zvogëloj rriskun e dëmit të pronës suaj në minimum, prandaj është më rëndësi të keni shërbimin e monitorimit të alarmit të zjarrit në pronën (biznesin apo shtëpinë) tuaj 24/7.

Delta Security ofron shërbim të instalimit dhe monitorimit të sistemit të alarmit të zjarrit, si dhe intervenim me njësite të specializuara patrulluese në rast të aktivizimit të alarmit të zjarrit.

Intervenimi i shpejtë i njësiteve tona dhe njoftimi me kohë i ekipeve të zjarrëfikësve, nga Qendra e Monitorimit, do të shpëtoj pronën tuaj nga dëmtimi nga zjarri.

image

Monitorim i veturave me sistemin GPS

Pajisjet GPS na mundësojnë të monitorojmë lëvizjen e të gjitha automjeteve në kohë reale: ku janë, ku ata ishin, kur ata filluan udhëtimin, ku u ndal dhe për sa kohë.

Me shërbimin e monitorimit të veturave me sistemin GPS ju mundësojmë klientëve tanë të kenë të dhënat e sakta për veturat e tyre.

Përmes sistemit të monitorimit me GPS ju mundësojmë klientëve tanë parandalimin e vjedhjës së veturave apo automjeteve të tyre.

image

Monitorim i sistemeve të kamerave të sigurisë

Vëzhgimi i drejtpërdrejt përmes kamerave të Sigurisë nga Qendra e Monitorimit, në mënyrë aktive parandalon krimin dhe ndihmon në sigurinë e biznesit tuaj me një çmim shumë efektiv. 

Delta Security ofron shërbimin e monitorimit të sistemeve të kamerave të sigurisë për biznesin apo shtëpinë tuaj si dhe intervenim me njësite të specializuara – Patrulla mobile.

Delta Security ofron poashtu edhe instalimin, mirëmbajtjen dhe servisimin e sistemeve të kamerave të sigurisë.

image

Monitorimi i kontrollit të qasjës së pronës

Delta Security ju mundëson kontroll të qasjës me hyrje pa çelës në objektet tuaja e cila është një pjesë e madhe e mbrojtjes së biznesit tuaj.

Përveç rregullimit të qasjes në ndërtesën tuaj, gjithashtu ne mund të kufizojmë hyrjen në disa zona të caktuara. Nevojat e sigurisë më të larta të tilla si dhomat e serverëve, zyra e financave, arkiva etj.

Delta Security ofron poashtu edhe instalimin, mirëmbajtjen dhe servisimin e sistemeve të kontrollit të qasjës.

Me përvojë dhe të përkushtuar, në dispozicion 24/7 për sigurinë tuaj!

Kur JU zgjedhni DELTA SECURITY, për shërbime të sigurisë, do të bindeni se i keni besuar ekipit profesionistë të kualifikuar, të cilët kanë PËRVOJËN dhe PËRKUSHTIMIN për të ju ofruar SIGURI MAKSIMALE.

Merrni ofertë për të gjitha shërbimet e sigurisë për shtëpi apo biznes në vetëm pak minuta.

ÇERTIFIKIMET TONA