Derisa teknologjia moderne e sistemeve të sigurisë ka një shtrirje mjaft të gjërë në ofrimin e shërbimeve të sigurisë, faktori njeri është po aq i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm. Asnjë teknologji nuk mund të monitorojë ambientin më mirë se një punëtor i sigurimit-roje i përgatitur profesionalisht. Një roje profesionale e sigurisë ndikon në parandalimin e vjedhjës apo dëmtimit e pronës suaj.
A keni nevojë për një kompani të sigurimit për biznesin tuaj?
- Për të kontrolluar hyrje/daljet e ambientit ku ju punoni.
- Për të orientuar palët dhe vizitorët në hapsirat e biznesit tuaj.
- Për të monitoruar sistemet e kamerave të sigurisë në kohë reale.
- Për të monitoruar sistemet e alarmit
- Për të parandaluar vjedhjen dhe dëmtimin e pronës suaj.
Punëtorët e sigurimit të Delta Security janë të çertifikuar dhe licensuar për të ofruar shërbimet profesionale të sigurisë, me qëllim të përmbushjës së kërkesave tuaja në ruajtjen e pronës tuaj dhe krijmin e një ambienti të sigurtë për ju dhe biznesin tuaj.
Ne ofrojmë shërbime me roje të sigurisë në tërë territorin e Kosovës me një strukturë të organizuar menaxhuese, të mbikqyrur nga menaxherë me përvojë të gjatë në fushën e sigurisë.
Personeli i DELTA Security janë ekspert të trajnuar dhe kompetent për pozitën përgjegjëse në fushën e sigurisë, duke filluar nga niveli më i lartë i menaxhmentit e deri tek punëtorët e sigurimit themelorë – rojet.
Punëtorët e sigurimit Themelorë (Rojet) në pikë janë subjekt i inspektimit të kohëpaskohshëm – jo rutinor nga Menaxheri / Mbikëqyrësi dhe nga Njësia e kontrollit të performancës.
Sistemi elektronik i menaxhimit të punëtorve të sigurimit – rojeve
DELTA Security posedon dy Sisteme Elektronike të Menaxhimit të Punëtorëve të Sigurimit Themelorë, sistemin Analog WINKONTROL 2007 dhe sistemin e sofistikuar QR-PATROL i cili mundëson monitorimin elektronik të patrullimit të punëtorëve të sigurisë në kohë reale dhe sipas planit të kordinuar nga Menaxheri.
Pajisjet e Punëtorit të Sigurimit Themelorë (Rojës)
Pajisjet e Punëtorëve të Sigurisë janë selektuar në bazë të nevojës për ushtrimin e detyrës në mënyrë efikase, përdorimi i tyre është lejuar në bazë të Ligjit për Shërbime Private të Sigurisë, dhe janë pajisje të çertifikuara nga prodhues të njohur botërorë për përdorim si pajisje mbrojtëse të sigurisë.
———-
Për të mbrojtur pronen tuaj me Delta Security, kontaktoni në numrin e telefonit 0800 52 800 ose përdorni formularin tonë online për të gjetur se si mund t’ju ndihmojmë.