Pothuajse për të gjithë ne, pasuria jonë më e vlefshme financiare është shtëpia – për të mos përmendur ‘sende’ të shtrenjta dhe domethënëse që shtëpia përmban. Pra, nuk është për t’u habitur që sigurimi i plotë i shtëpisë tuaj është një shqetësim i madh për pothuajse çdo kosovar të përgjegjshëm.
Kështu që është mençuri të ndiqni këto këshilla të lehtësuara për të vepruar për sigurinë e shtëpisë, që e bëjnë të thjeshtë përmirësimin e sigurisë së shtëpisë tuaj.
1. Mbylleni dyert
Kjo tingëllon dukshëm për sigurinë në shtëpi, por ju mund të mahniteni kur mësoni se sa njerëz nuk i kushtojnë rëndësi mbylljës së dyerve- veçanërisht në raste kur vizitojnë dyçanin apo thjesht dalin për shëtitje rreth lagjës.
Nuk mund ta paramendoni se si një hajdut me përvojë për një minutë mund ta kthejë shtëpinë tuaj si të panjohur duke vjedhuar gjërat tuaja me vlerë apo dhe më tepër, dhe me të vërtetë të prishë ditën tuaj.
Mos harroni të mbyllni garazhin, veçanërisht nëse shtëpia juaj mund të arrihet përmes garazhit.
Ju mund të mbani vetëm hedhurina në atë garazh. Por ka pasur mjaft raste që hajdutët kanë depërtuar në një veturë, duke vjedhur një mjetë pune nga garazhi dhe duke hyrë me forcë në shtëpi në atë mënyrë. Pra, kurrë mos e nënvlerësoni një hajdut profesionistë sidomos kur bëhet fjalë për të hyrë në pronën tuaj të vlefshme, për shtëpinë dhe oborrin tuaj.
2. Garazh i sigurt
Mbuloni çdo dritare në garazhën tuaj për të ndaluar hajdutët e mundshëm të shohin përmes dritareve kur makina juaj nuk gjindet në garazh. Kjo gjithashtu do t’i ndalojë ata të shohin dhe shumë gjëra me vlerë që ju mund ti mbani në garazh, siç janë mjetet e rrymës ose kositësat e lëndinëve/oborreve që ruhen aty. Sigurohuni që dera juaj e garazhit është e mbyllur në çdo kohë.
3. Mos jini bashkëpunëtorë
Kemi dëgjuar që shumë mjete të shtëpisë – si çekiçët, shkallët dhe gjëra të tjera i mbani në oborrin tuaj duke mos e paramenduar gaditshmërinë e hajdutit për vjedhje në qdo moment kur ju nuk jini prezent. Pra, mbajeni garazhin tuaj të mbyllur në qdo kohë, sigurohuni që ti ktheheni mjetet që keni përdorur gjatë ditës në vendin e tyre, në vend që t’i lini ato në oborrin tuaj.
4. Mos reklamoni mungesën tuaj
Nëse ju nuk gjindeni në shtëpi dhe keni vendosur të shkoni në pushime, kjo është thjesht një ftesë për një hajdut që të ketë kohë të mjaftueshme në gjetjen e metodës që të ketë akses në shtëpinë tuaj.
Kështu që paralajmroni një mik apo fqinjë për kohëzgjatjen që nuk do jeni në shtëpi, që të jenë në dijeni dhe të kalojnë nga shtëpia kohë pas kohe të shohin gjendjen e shtëpisë suaj. Kositni oborrin tuaj para se të shkoni larg shtëpisë dhe parkoni një makinë në rrugën tuaj, që të mos vihet në dijeni mungesa juaj. Për udhëtime më të gjata, merrni parasysh vendosjen e një sistemi kohor të dritave që ato të ndizen me periudha ose një radio që mund të jap sinjal në rast të ndonje përpjekjeje për ndërhyrje në shtëpinë tuaj.
5. Zbuloni shtëpinë tuaj
Kjo është një nga këshillat e sigurisë së shtëpisë që shumica e njerëzve nuk e mendojnë – Imagjinoni që ju jeni një hajdut dhe ju po zgjidhni midis dy shtëpive për t’u futur. Një është fshehur bukur nga pemët dhe shkurret, që do të thotë se mund të shkelësh në pronën e huaj pa u parë nga rruga. Dhe tjetra është e paqartë pra pronë e hapur e siguruar dhe automatikisht ndizen dritat kur zbulohet lëvizja. Zgjedhja është e lehtë, apo jo?
6. Dyer dhe Dritare të Sigurta
Rishikoni vendet e hyrjes në shtëpi, duke u siguruar që të keni dyer dhe dritare të bllokuara me roleta apo grila. Shpesh përpjekjet për vjedhje janë tentuar nga dyert dhe dritaret të cilat kanë qenë të pa siguruara.
7. Investoni në një Siguri të Vogël
Ndër gjërat më të zakonshme të vjedhura nga hajdutët e shtëpive janë stoli, pajisjet e vogla dhe paratë e gatshme – sepse ato janë të vlefshme. Prandaj, shumë familjarë mund të përfitojnë nga një kasafortë të vogël, në mënyrë që të mos brengosni aspak.
8. Instaloni sisteme moderne të sigurisë
Për të rritur vërtet sigurinë e shtëpisë tuaj, merrni ndihmë nga Delta Security duke instaluar sistemet e alarmit kundër thyerjes dhe kamerave të sigurisë CCTV të monituruara 24/7 nga një staf i çertifikuar dhe profesional.
Me Delta Security, tani mund të porosisni sisteme inteligjente të sigurisë në Uebsajtin tonë apo mund të na kontaktoni në 0800 52 800 dhe të merrni instalim falas nga Delta Security.
Ndjekja e të gjitha këshillave e lartëpërmendura të sigurisë në shtëpi do të sigurojë shtëpinë tuaj dhe do të sigurojë paqe mendore për klientat që përzgjedhin Delta Security. Delta Security është një kompani e sigurisë në Prishtinë, gjthnjë e në hap me teknlologjinë dhe me shërbimet më të mira që mund të ndihmojnë të mbani shtëpinë, asetet dhe familjen tuaj të sigurtë.